Turku i shumëkërkuar për laboratorin e heroinës në Has, Nejdet Cesuroglu, është gjetur i pajetë në një banesë në Prishtinë, në datën 2 dhjetor të vitit 2018.

Në banesën ku ai fshihej është zbuluar një sasi e konsiderueshme heroine, po nuk bëhen të ditura shifrat.

Turku ishte vënë në kërkim nga ana e Policisë Shqiptare pasi kishte një urdhër arrest nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga autoritetet kosovare.

Turqit kishin rolin kryesor për heroinën në laboratorin e Hasit, pasi e sillnin nga Afganistani, ndërsa më pas përpunohej në Has për t’u trafikuar në vendet e BE-së.

Ndërkohë që në krye të laboratorit në Has qëndronte Admir Hoxha i cili tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin.