Një dokumentar i publikuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar të dhëna të reja të panjohura, lidhur me raportin mes Lady Dianës dhe njerkës së saj, Raine.

Nga ajo që mësohet, duket se mes tyre ka pasur një sherr të dhunshëm, i cili u mbyll me një veprim të shëmtuar nga ana e princeshës, e cila shtyu nga shkallët, gruan e dytë të babait.

Ngjarja në fjalë është shënuar në vitin 1989, kur Diana ishte 28 vjeç.

“Raine pësoi gërvishtje dhe mbeti e tronditur”, thotë ish-asistentja personale e Lady Dianës. Sue Howe shton se, “Ishte diçka mizore dhe e pashpirt prej saj”.

Marrëdhëniet mes Dianës dhe njerkës së saj kanë qenë gjithmonë të vështira dhe pajtimi mes tyre erdhi vetëm pas ndarjes së Lady D me princin Charles.