Pas aksidentit që ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:30 ku tek kryqëzimi i autostradës në pikën kufitare Tabanoc-Kumanovë po udhëtonte me një automjet tip Range Rover Arben Ahmetaj i cili ka mbetur i dëmtuar bashkë me 13 persona të tjerë.

Shkaqet e aksidentit nuk bëhen akoma të ditura por ajo çka dimë është që ish-ministri është transportuar me urgjencë tek spitali i Kumanovës për ndihmën e parë mjeksore sepse siç raportohet plagët dhe lëndimet në trupin e tij ishin të shumta.

Zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë Agim Nuhu duket se ka vizituar ish-ministri Ahmetaj tek spitali i Kumanovës pas aksidentit që pësoi. Ai postoi edhe një urim për shërim të shpejtë ndaj gjithë të lënduarve në Facebook.