Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rural Xorterou-Komisis në Seres të Greqisë, ku kanë humbur jetën dy shqiptar.

“DuaLajm.com” mëson se automjeti ku udhëtonte familja shqiptare, ka humbur kontrollin duke u përplasur me ndarëset metalike të rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën burrë e grua 35 dhe 25-vjeç. Fatmirësisht ka mundur të shpëtojë mrekullisht vajza e tyre e mitur, e cila ka marrë plagë të lehta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook