Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka larguar nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme. 

Hajdarmataj ishte prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Aktualisht dosja e Tahirit dhe Habilajve është në dorën e tij.

Në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.

Hajdamataj është prokurori që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”.

Largimi i tij mbërrin një ditë pasi thërriti për të marrë në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook