Një i burgosur është arratisur nga salla e gjyqit paraditen e sotme në Gjirokastër.

Mësohet se i burgosuri ka qenë duke shkuar për në sallën e gjyqit kur është arratisur.

Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Ahmeti, i cili është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “përndjekje”.

Njoftimi i policisë: 
Rreth orës 11:50 i ndaluari Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e shtetasit Ahmeti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook