Kryeministri, Edi Rama dhe lideri historik i së majtës, Fatos Nano kanë zhvilluar sot një takim kokë më kokë. Lajmi konfirmohet për “DuaLajm.com” nga burime shumë pranë shefit të ekzekutivit. Sipas informacioneve paraprake takimi është zhvilluar në vilën qeveritare në Durrës pasditen e sotme.

 

“DuaLajm.com” mëson se takimi është zhvilluar rreth orës 17.30 të pasdites dhe ka zgjatur për më shumë se dy orë së bashku.

Të njëjtat burime pohojnë për “DuaLajm.com” se më pas takimit, Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. 

“DuaLajm.com” do ju informojë në vijim për detajet e këtij takimi që zhvillohet në kulmin e fushatës elektorale dhe kur Rama e Meta i kanë rritur në maksimum tonet e akuzave ndaj njëri-tjetrit.