Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dekanin dhe një nga dy pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të arrestuar për korrupsion.

Trupa gjykuese dha arrest me burg për Albert Riska 55 vjeç, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Arrest me burg 60 ditë për Elvira Lumin 54 vjeçe shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në këtë Universitet.

Arrest shtëpie për Erjola Calja, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Në arrest me burg u lanë dhe Petrit Kodra, 53 vjeç i dyshuar si sekser dhe studenti Marius Calja.

Ndërkohë në arrest shtëpie u lanë Admirim Kala 31 vjeç dhe Adem Ngjela 51 vjeç, edhe këta të dyshuar e kryenin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve për marrjen kundrejt pagesës së notave kaluese në provime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook