Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku është grabitur me armë e dhunë posta sekrete e prokurorisë së Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme rreth orës 10:30.

Persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar kanë grabitur postën sekrete.

Mësohet se kanë qenë dy autorë të maskuar që kanë grabitur çantën e postierit.

Postieri ka thënë: U grabita nga dy persona të maskuar afër prokurorisë në një rrugice, ndërkohë që po coja postën.

Prokuroria ka nisur hetimet mbi ngjarjen, por Policia po tenton ta kamufloje ngjarjenduke thënë se s’kemi informacion për këtë grabitjë”.

Edhe pse kanë kaluar disa ore nga grabitja, policia thotë se nuk ka informacion mbi këtë ngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook