Kanë dalë pamjet filmike të grabitjes së kazinosë, të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

“DuaLajm.com” ka siguruar videon ekskluzive të grabitjes, në të cilen shihet se si hajduti me gjakftohtësinë më të madhe zbraz sirtarët e kazinosë.

Autori i grabitjes, shtetasi Drilon Niko, 30-vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit.

30-vjeçari do të përballet me veprat penale: “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në momentin e grabitjes ka kërcënuar me thikë punonjësit e kazinosë e më pas ka vijuar vjedhjen tepër gjakftohtë, ashtu siç duket qartë në videon e siguruar nga “DuaLajm.com”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook