Protesta e opozitës para kryeministrisë përfundoi rreth orës 14:00. Por nga terreni gazetarët e “DuaLajm.com” sjellin foto që tregojnë se pa humbur kohë, forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur edhe shoqërimet në komisariate të protestuesve problematikë.

Më herë gazetarët e “DuaLajm.com” raportuan se brenda protestës ka patur të infiltruar agjentë civilë të Policisë dhe të Shërbimeve Sekrete ndërkohë që protesta është monitoruar me kamera dhe fotografi nga uniformat blu.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook