Një përplasje mes dy prindërve raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në urgjencën e Pediatrisë në Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

“DuaLajm.com” mëson nga burime të policisë se dy prindër janë përleshur me njëri-tjetrin për radhën në urgjencë. Përleshja ka arritur deri aty sa njëri prej prindërve ka nxjerrë edhe një pistoletë. “Ky ishte punonjës i një policie private dhe ka kërcënuar prindërin tjetër”, – pohojnë burimet për “DuaLajm.com“. Mësohet gjithashtu se të dy janë shoqëruar nga policia.

“DuaLajm.com” ka siguruar edhe fotot e para pak minuta pas sherrit në QSUT.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook