Pas shkarkimit të Haki Çakos nga posti i kreut të Policisë së Shtetit, është zgjedhur kreu i ri i këtij institucioni.

Bëhet fjalë për Ardi Veliun, i cili është emëruar zyrtarisht si Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit.

Veliu u propozua nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa propozimi është firmosur nga kryeministri Rama.

Kujtojmë që Veliu, disa ditë më parë mori gradën “Drejtues i parë”, ku fitoi pikët maksimale në testin që u bë në Policinë e Shtetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook