Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Mësohet se policia është njoftuar nga banorët e zonës për të shtëna dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Pas kontrollove në zonë, policia ka gjetur disa gëzhoja dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook