Rikthehen tensionet në Kuvend. Në seancën plenare të ditës së sotme deputetet e PD-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

I pranishëm në seancën parlamentare ishte dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Tensioni u krijua në momentin kur deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka marrë fjalën, duke mos u ndalur tek çështjet e ditës, por tek ekstradimi i Nazer Seitit, ndryshe i njohur si financieri i Habilajve.

Pas kësaj, kryeparlamentari Ruçi i ndërpreu fjalën deputetit. Kaq mjaftoi që demokratët të dynden drejt foltores së Kuvendit, duke bllokuar seancën.

Menjëherë ka ndërhyrë Garda e Republikës. Duke marrë shkas nga tensionet e krijuara, Ruçi u detyrua të ndërpesë seancën plenare, ku pati dhe një përplasje me kryedemokratin Basha.

Ruçi: Ulu poshtë, ulu poshtë, mos bëj si alabak dhe mos i prek punonjësit e shërbimit. Ju paralajmëroj, mos bëj si alabak, por bëj liderin të thashë. Mos prek punonjësit e shërbimit.

(Basha flet pa mikrofon)

Ruçi: Zoti Basha të përalajmëroj, ndërpritet seanca

Vijon…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook