Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

“DuaLajm.com” mëson se në Njësinë Administrative Bërdicë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

I plagosur ka mbetur biznesmeni Xhevat Vataksi, ndërkohë që ende nuk dihen motivet dhe arsyet e plagosjes.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook