Policia ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për 16-vjeçarin Klejdi Gjeta, i cili u gjet i pajetë në tarracë e shtëpisë nga familjarët e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta pas ardhjes së Vitit të Ri 2018, ku adoleshenti kishte hipur mbi tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekjzarrë.

Nga të dhënat e para u dyshua se adoleshenti kishte humbur jetën për shkak të goditjes nga fishekzjarrët, por më pas ka rezultuar se ka marrë një goditje me plumb në kokë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se mjekët kanë gjetur një plumb në kokën e 16-vjeçarit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook