Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë, ku automjete të tipit “Benz”, janë përplasur, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Makina në të cilën udhëtonin të plagosurit është goditur nga një benz që udhëtonte nga tirana në drejtim të Fush-Krujës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se të plagosurit janë anëtarë të një familjeje.

Po ashtu bëhet e ditur se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që ende nuk bëhen të ditur identitetet e të plagosurve, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit të ndodhur.