Home Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Aksident në Fier, makina përplas për vdekje motorçiklistin

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Fier, makina përplas për vdekje motorçiklistin

0

Nje aksident i rende me pasoje vdekjen ka ndodhur mesditen  e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur për vdekje një nje burre qe po udhetonte me motoçikletë në zonën e quajtur ‘Zogu i Zi’.

Nga njoftimi paraprak i policisë Së Fierit në lidhje me aksidentin e ndodhur mësohet se një automjet tip Benz me targë AA 350 GZ në kryqëzimin e lagjes “Apolonia”.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se edhe pse iu dha ndihma e parë në kohë rekord i aksidentuari nuk mundi t’i mbijetojë dot aksidentit të ndodhur.

NJOFTIMI I POLICISE

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.