LUSHNJË

Një person ka humbur jetën në një aksident në Lushnjë. Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale në vendin e quajtur “Tre Urat” në Çerë Sektor. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.