Mediat greke shkruajnë se policia shqiptare ka arrestuar në Gjirokastër ekstremisti grek Babis Karathanos.

Sipas tyre, njoftohet se gjithashtu janë arrestuar dhe tre ekstremistë të tjerë të grupit për “Epirin e Veriut”.

Në stacionin e policisë në Gjirokastër janë të katër drejtuesit e lartë të komunitetit grek për Epirin e Veriut. Ata janë pyetur nga policia shqiptare për praninë e tyre në Bularat.

Të arrestuarit janë Babis Karathanos , Kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Thomas Stefos ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komisionit të DEEUM, Christos Doutsis, ish-zyrtar i lartë i Dropolit të Sipërm, Andrea Kourti, këshilltar i Bashkisë Ilioupolis.

Deri tani nuk ka informacione nga policia shqiptare për arsyen e marrjes në pyetje.