Një argjendari është grabitur nga disa persona të maskuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjës.

Sipas të dhënave paraprake, raportohet se shuma e vjedhur kap vlerën e 10 milionë lekëve të rinj.

Mësohet se katër persona kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Grabitësit kanë thyer qepenin dhe xhamat e dyqanit dhe më pas kanë vjedhur bizhuritë dhe paratë.

Ndërkohë që policia menjëherë ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.