Një gomone me një sasi të konsiderueshme drogë është bllokuar sot në Vlorë. Mësohet se mjeti i lundrimit u kap në grykëderdhjen e Vjosës. Gomonia u gjet nga Policia Kufitare e Vlorës.

Gomonia është e gjatë 10 metra ndërkohë flitet dhe për një sasi prej 500 kg kanabis, ndërsa dyshohet se kishte si destinacion shtetitn italian

Ende nuk ka detaje se kujt mund t’i përkasë gomonia e gjetur me sasinë kaq të madhe të drogës në të.

Pritet një komunikatë zyrtare nga policia për detaje të mëtejshme për çështjen në fjalë.