Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e re të saj, ndërkohë janë marrë edhe disa vendime të rëndësishme.

Mësohet se me datën 16 shkurt në orën 11:00, do të zhvillohet protesta e madhe e opozitës.

Burime nga Kryesia e PD-së, bëjnë me dije se para kësaj proteste që pritet të jetë masive, do të ketë disa tubime dhe manifestime nëpër qytete të ndryshme të vendit.

Kujtojmë që Kryesia e re e PD-së u mblodh dje rreth orës 17:00 për të parën herë, për t’ia lënë radhën mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve (sot ora 11:00) aty ku u diskutua për formën, datën dhe të gjitha detajet e protestës së opozitës.