Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në një banesë në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen ‘Granicë’, në pronësi të biznesmenit Ndërtim Muxhaj.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sasie tritoli vendosur baneses, por nuk përjashtohet mundësia edhe për bombol gazi.

Ende nuk ka informacion për rrethanat dhe shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar.

Foto Ilustruese