Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ish-Metalurgjikut, ndërkohë raportohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.K, person rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Dy të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën.

Viktima dhe të plagosurit po udhëtonin me një fouristradë me targa italiane, teksa janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.