Kreu i qeverisë Edi Rama ia ka deleguar kompetencat e ministrit të Jashtëm, të propozuarit të tij Gent Cakaj, duke kaluar kështu mbi qëndrimin refuzues të presidentit Meta.

Rama deklaroi se duke qenë që Cakaj është zëvendësministër i parë ai do të përfaqësojë Shqipërinë, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.

“Kjo është fjala ime më e shkurtër, unë i nënshkruari Edi Rama ia delegoj detyrën e ministrit të jashtëm zëvendësministrit të jashtëm Gent Cakajt, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë si brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Rama.

Pa kësaj fjalie të shkurtër të Ramës, foli edhe ministri i Jashtëm i sapozgjedhur, Gent Cakaj, i cili komentoi edhe zërat e shumtë që janë shprehur kundër emërimit të tij.

Cakaj u shpreh se mosha e tij e re u konsiderua faj, në një kohë që duhej të ishte një burim energjie ndryshe në drejtimin e ministrisë së Jashtme.

ERTV Live😊: (Pjesa II) Kalimi i stafetës në drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 23. Januar 2019