Në një banesë në lagjen lagjen “29 Nëntori” të Fierit për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Burime nga vendngjarja bëjnë me ije se fatmirësisht bombola ka qenë jashtë në pjesën e ballkonit të apartamentit.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur flakë e janë djegur disa pajisje në banesë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit që kanë shuar zjarrin, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të bombolës.