Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës kanë vendosur përshkallëzimin e protestës, duke e nisur ndryshe mëngjesin e sotme.

Mësohet se një pjesë e studentëve janë ngujuar në Fakultet duke bllokuar hyrjen me karrige.

Ata shprehen se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Gjithashtu pranë Fakultetit kanë mbërritur edhe forca policia, po deri më tani nuk raportohet se ka pasur ndërhyrje për të nxjerrë studentët.

Studentët shprehen se janë lodhur nga arroganca me të cilën është sjellë qeveria, dhe nuk kanë besim se problemet e tyre do të zgjidhen, pa përshkallëzuar protestën.