Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës pak minuta më parë.

Mësohet se një 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është qëlluar për vdekje në parkun e qytetit juglindor.

Viktima ka humbur jetën në spitalin e Korçës, ku është transportuar menjëherë pas plagosjes

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet.