Tronditet Tirana. Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur i plagosur në “zemër” të kryeqytetit, në ish-Bllok. Ngjarja e rëndë është shënuar pak çaste më parë në një lokal, ndërsa rrethanat ende janë të paqarta. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore.

Burime nga Policia sqarojnë për “DuaLajm.com” se identiteti i viktimës nuk dihet për shkak se nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi. Ndërkohë “DuaLajm.com” raporton, referuar burimeve policore se dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, një emer i njohur ky për policinë si dhe Redi Popesku. “DuaLajm.com” mëson se viktima nuk ka asnjë mjet identifikimi, ndaj është e vështirë identifikimi i tij, ndërsa dyshohet se është i afërm i Martinajt.

 

 

Screenshot 7 1519730060 873861
REDI POPESCU
REDI POPESCU

“Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.