Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Basha është dënuar me 50 mijë lekë gjobë.

Deputeti socialist Balla, në një dalje për mediat, e konsideroi historik vendimin e Gjykatës.

“Ne politikanët duhet të kuptojmë që jemi qytetarë e duhet të trajtohemi njëlloj nga gjykata. Vendimi i gjykatës sot është një vendim historik ne duhet të reflektojmë gjatë. I pari që duhet të reflektojë është Lulzim Basha i cili sot është shpallur fajtor dhe duhet të shlyejë dënimin e merituar që sot gjykata dha. I kërkoj PD e Lulzim Bashës të heqë dorë nga kjo politike bajate e bazuar në shpifje. Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.