Përmes një njoftimi zyrtar skuadra katalanase ka konfirmuar mungesën e portierit Jasper Cillesssen, që do të pasojë në 7 ndeshjet në vijim, përfshirë këtu dhe ndeshjen kundër Realit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Cillessen do të mungojë të paktën 6 javë pas një problemi me pulpën e këmbës, muskulin e së cilës e lëndoi në stërvitjen e së premtes.

Cillessen nuk është paraqitur në La Liga këtë sezon, por ka qenë titullar i rregullt në Copa del Rey.

Holandezi, i cili ka bërë gjashtë paraqitje dhe priti një penallti të mërkurën, në fitoren 6-1 ndaj Sevillas