Kandidati për kreun e FSHF, Bashkim Fino ka dhënë sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet e PS-së, por nuk ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Dorëheqja e deputetit nga Partia Socialiste vjen pas shpalljes së kandidaturës për të qenë kreu i FSHF.

Fino ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Taulant Balla.

Fino është në garë me Armando Dukën për kreun e FSHF.

Fino do të vijojë të mbajë mandatin e deputetit,deri ditën e zgjedhjeve në 7 shkurt, dhe do e dorëzojë atë vetëm në rast se shpallet fitues përballë Dukës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook