Një person është gjetur i mbytur në një lumë mbrëmjen e sotme në Slabinjë të Pogradecit.

Mësohet se viktima është 55-vjeçari me iniciale B.J, banues në fshatin Jollë.

Sipas njotimit të policisë në trupin e viktimit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjen.

Njoftimi i policisë

“Më datë 06.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Slabinjë, është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook