Gjyqtarja e Kurbinit Marsela Shehu kalon me sukses vettingun, duke u konfirmuar sërish në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sapo shpalli vendimin ku Shehu i rikonfirmohet qendrimi në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se subjekti ka qene bashkepunues, teksa relatori Komici tha se bazuar në deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.

Vetë gjyqtarja Marçela Shehu tha se është njohur me hetimin dhe verifikimet e KPK-së ndaj saj dhe është dakord me punën e kryer prej Komisionit.

Marçela Shehu është kandidate për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook