Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do ti nënshtrohet vettingut.

Ka qenë Komisioneri Publik ai i cili kërkoi prishjen e vendimit të KPK-së, që kishte vendosur se Adriatik Llalla nuk do ti nënshtrohej vettingut, pas dorëheqjes së dhënë nga detyra.

“Me shumicë votash vendosi: ndryshimin e vendimit: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”, thuhet në vendim.

Pas dy seancave të para, Kolegji ka dëgjuar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, u shpreh se: “parashikimet ligjore thone se nese subjekti jep doreheqjen, procesi i vetingut nderpritet. Me shume se kaq une nuk mund ta shpjegoj dot. Une kerkoj lenien ne fuqi te vendimit per Adriatik Llallen. Une nuk dua ta paragjykoj vendimin tuaj, por dua qe te ndiqni standardin ligjor”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla mbledh prokurorët në një mbledhje të veçantë, ja për çfarë u diskutua