Një aksident fatal ka ndodhur në Tropojë ku një furgon me të cilin po udhëtonin punonjësit e HEC-it Fierzë sot në mëngjes është përplasur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushaj në zonën B, ku thuhet se furgoni i punëtorëve u përplas me një furgon mallrash.

Për pasojë ka humbur jetën një person, Dem Oruçi, dhe janë plagosur disa të tjerë. 

Nga raportimet e para, bëhet me dije se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Informacioni paraprak 

Më datë 17.11.2017, në fshatin Dushaj, në zonën B, është përplasur fugoni HEc-it, me drejtues mjeti shtetasi, K.D., me mjetin tip “Benz”, me drejtues mjeti shtetasi O.A., banues në Pukë.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi D.O., si dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, shtetasit, B.Gj, B.P., A.I., M.Ç., M.D., B.M., të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook