Prokuroria e Durrësit ka pezulluar penalisht kreun e Inspektoriatit të Territorit, pas një sërë akuzash që rëndojnë mbi të.

Sipas Prokurorisë, Artur Çela dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale “Shperdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata Durrës në dt.10.04.2018 vendosi ndaj tij masën e sigurimit personal ndaluese dhe shtrënguese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi për të qëndruar në ambientet e IMT-së Durrës”, parashikuar nga nenet 235 dhe 242 te K.Pr.Penale dhe ky vendim u ekzekutua.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook