Policia Kufitare në Kukës ka ndaluar një shtetas të dënuar me 11 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi kryer në bashkëpunim”.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë ndalimin e shtetasit,

-Arban Kishta, 31 vjeç, banues në  Tiranë.

Ky shtetas u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit ky  shtetas rezultoi person në kërkim.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë Nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal Nr.870, datë 23.03.2016,  të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal Nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për  veprën penale “Mashtrimi kryer në bashkëpunim”.

Sipas njoftimit të policisë Shtetasi Arban Kishta, ju dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme.