Pas protestës së bërë para parlamentit, të rinjtë e forumit të LSI-së kanë shkuar në aeroportin e Rinasit.

Arsyeja pse protestuesit vajtën atje ishte që të mos lejonin kryeministrin Edi Rama që të shkojë në Bruksel.

Në videon e mëposhtme shihen të rinjtë që protestojnë duke u konfliktuar dhe me policinë ku dëgjohen disa zëra, “mos më prek me dorë”, “mos më prek”.

https://www.youtube.com/watch?v=6oWPe0N6bpo&feature=youtu.be

Policia ka arrestuar disa protestuese femra ku midis tyre janë dhe 2 anëtare në këshillin Bashkiak të Tiranës.

Të arrestuarat janë Dejana Kallogjeroviç dhe Ira Vejsiu.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook