Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme deklaroi publikisht se do të lërë mandatin e deputetit, gjë të cilën nuk e ka konkretizuar zyrtarisht.

Sipas disa burimesh për “Dualajm.com” bëhet me dije se në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka një shkresë zyrtare që me vullnetin e tij, Saimir Tahiri të dorëzojë mandatin e deputetit.

Mësohet se akti zyrtar do të bëhet sot dhe më pas Kuvendi ja përcjell atë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pasardhës, Spartak Braho.

Megjithatë ky i fundit ende nuk ka një vendim nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook