UEFA ka publikuar listën e stadiumeve  të përzgjedhura për  finalen e kompeticioneve më të rëndësishme europiane për sezonin 2018-2019. Për “Superkupën” e Europës ku kandidonte edhe  Shqipëria me stadiumin “Arena Kombëtare”. 

UEFA ka përzgjedhur Vodafone Arena” i klubit të Beshiktashit përkundrejt stadiumit tonë “Arena Kombëtare”.  Në këtë vendimarrje mund të ketë  ndikuar edhe fakti që Shqipëria është paraqitur me projektin e stadiumit sepse ai ende është në ndërtim ndryshe nga kandidatët e tjerë.

Fituesit e Ligës së Kampioneve dhe asaj të Europës në sezonin e ardhshëm do të udhëtojnë drejt Stambollit për të luajtur në një stadium të inauguruar në prill të 2016 dhe që ka kushtuar 100 milionë dollarë.

Për të marrë lajmet e fundit të DuaLajm.com, ndiq edhe faqen tonë në Facebook