Pak minuta më parë, një tërmet i fuqishëm ka shkundur jugun e Shqipërisë, duke shkaktuar panik dhe tmerr tek banorët.
Sipas informacioneve, epiqendra e tërmetit ka qenë Gadishulli i Karaburunit, duke u ndjerë i fortë në qytetin e Vlorës.
Gjithashtu tërmeti u ndje dhe përgjatë vijës bregdetare, për shkak se ai ishte në një thellësi të vogel prej dy kilometrash.
Mësohet se tërmeti pati një fuqi prej 4 ballë dhe për momentin nuk ka njoftime për dëme në njerëz, apo materiale, përveç panikut të madh.
Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook