Janë arrestuar 13 persona, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për evazion fiskal me TVSH.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar pas hetimeve të para hetimore te drejtorisë së Hetimit Tatimor te DPT Tiranë procedimin penal 10153 te vitit 2018 për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH.

Nga Prokuroria janë lëshuar 25 urdhër ndalime për 25 persona që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që kanë lshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit prej 18 miliardë lekë.