Gjykata e Tiranës do të japë nesër në orën 08:30, masën e sigurisë për Ervin Matën, i cili u vetëdorëzua mbrëmjen e kaluar në polici pasi prej tetorit të kaluar ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-bllok.

Ervin Mata i cili akuzohet  për “vrasje në rrethana të cilësuara të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” si dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë e ndodhur më 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, ku u shpallën në kërkim edhe Merviol Bili dhe  Fabio Alushi.

Ngjarja cila tronditi kryeqytenin përpara disa muajsh, mbeti i vdekur Rigers Gaxha dhe u plagosën Ervis Martini dhe Redi Popesku.