Rreth orës 21:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një banesë në Tiranë.

Shpërthimi  mësohet se ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ndërkohë që Policia është në vendngjarje nga ku po heton rreth shkaqeve dhe rrethanave të tij.

Paraprakisht dyshohet se një sasi eksplozivi ka shpërthyer afër zonës “Vasil Shanto” në rrugën “Mihal Popi”, dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve materiale.