Lajmi për dorëheqjen e tij u përhap si “era” në rrjetet sociale, por kreu i FRESSH, Eljo Hysko ka reaguar lidhur me këtë lajm.

Në një deklaratë për mediat, Hysko ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke e cilësuar që është një lajm të fabrikuar.

Ai kërkoi që mediat të fshijnë këtë lajm të pavërtetë, ndërsa theksoi se në kohën e duhur do të flasë për atë që ai e quan “fushatë të turpshme kundër tij dhe FRESSH-it”.

“Lajmi është i pavërtetë. Mediat që e kanë publikuar të parat apo e kanë “prodhuar” e kanë kërkuar ndjesë dhe e kanë fshirë. Shpresoj që edhe mediat e tjera të tregohen në nivelin e duhur të profesionalizmit. Në kohën e duhur do të flas dhe më konkretisht se kush fshihet pas kësaj fushatë të turpshme që ka disa ditë që vijon kundër të rinjve të FESSH dhe mua personalisht. Është e padrejtë që të rinjtë që merren me politikë përballen me këto farë sulmesh jo morale dhe jashtë standardeve profesionale të gazetarisë”, tha Kreu i FRESSH, Eljo Hysko.