Policia indiane ka arrestuar një 20-vjeçar me akuzën e përdhunimit të një të moshuare 100 -vjeçare.

Anëtarët e familjes u alarmuan pasi dëgjuan thirrjet për ndihmë nga dhoma e të moshuares, në një fshat të distriktit të Nadisë në West Bengal të Indisë perëndimore.

Pas kësaj ata vrapuan për në dhomë, ku gjetën 20 vjeçarin e identifikuar nga mediat lokale si Argha Biswas, të fshehur anash krevatit të së moshuarës, i cili u arrestua menjëherë më pas.

Biswas, kur u pyet në lidhje me krimin tha për gazetarët jashtë gjyqit që ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk e dinte se çfarë po bënte. E moshuara u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes.