Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Mustafa Nano ka bërë një deklaratë të çuditshme që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Gjatë shfaqjes së tij, “One Man Show”, dedikuar terësisht marrëdhënieve seksuale, ai u shpreh se është Gay.

“Unë jam gay. Për herë të parë e provova me Mariglenin në Skrapar”, deklaroi Nano duke i shtangur të gjithë të pranishmit në skenë.

Por me sa duket gazetari e ka thënë këtë gjë vetëm për të bërë show. Gjithashtu gjatë monologut të tij në skenë, ai foli edhe për aftësinë e burrave në shtrat.

“Ngordhalaq në shtrat. Gratë, mund të kenë 4-5-6 orgazma, Brenda të njëjtës dalldi. Ne burrat nuk jemi ato bishat seksuale që dukemi”, u shpreh Nano.

Kujtojmë që Mustafa Nano është një nga gazetarët me kontravers në vendin tonë, i cili shpesh herë flet për tema që janë tabu, të cilat shpesh ngjallin reagime dhe provokime të shumta.